Isa Mustafa: Të formohet qeveri e re, 82 deputetë edhe Kushtetutën mund ta ndryshojnë

01.04.2020 10:44:30

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas takimit që ka patur me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Mustafa para mediave ka thënë se zgjedhjet e reja, nuk sjellin situatë të re nga e cila Kosova do të përfitonte.

Në këtë kontekst, Mustafa ka thënë se version më i mirë do të ishte krijimi i një qeverie të re.

“Jemi të bindur se zgjedhjet në këtë periudhë nuk do të na sjellin në një situatë tjetër. Mocionin e mosbesimit e kanë votuar 82 deputetë e cila ka të drejtë që edhe Kushtetutën mund ta ndryshojnë. Ne jemi që të bëhet një qeveri e re duke përcjellur të gjitha procedurat Kushtetuese. Kjo qeveri do të ishte në detyrë me kapacitete të plota në luftën kundër virusit korona. Të punojë në zhvillimin ekonomik sepse do të ballafaqohemi në një situatë shumë të rëndë. Po ashtu do të ballafaqohet edhe me dialogun me Serbinë. Po ashtu do të kishim një shumicë që ky  dialog të përkrahet”, ka thënë Mustafa.

Mustafa tutje tha se sot me presidentin nuk është biseduar për emra të përveçëm për kryeministër, por është biseduar për vullnetin politik të partive.

Sot s’kemi biseduar për emër, por vetëm për vullnetin politik të partive. Unë besoj që presidenti do t’i ndjek të gjitha procedurat kushtetuese”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së, foli edhe për vendimin e Kushtetueses për vendimin e qeverisë lidhur me kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve, teksa nuk la pa iu kundërpërgjigjur Kurtit për deklaratën e tij se “çdo kush që e shkel Kushtetutën, është super-kriminel”.

“Tash me nis me ia kthy zotit Kurti krejt cka ka thanë ai për mu do ta ulsha nivelin edhe timin edhe të subjektit që përfaqësoj. Ajo çka është thënë për Asociacionin nuk ka pasur shkelje, por vetëm devijim në disa pjesë ashtu siç ka thënë Kushtetutesa. Në qoftë se shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut është shkelje e rëndë e Kushtetutës.  Qeveria duhet t’i kërkojë falje qytetarëve që u ka sjellë atyre kufizime jo-kushtetuese, por edhe të mbledh mend që mos të bëj veprime tjera që janë ndesh me kushtetutën”, ka thënë ai