Isa Mustafa uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje

07.01.2020 09:46:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes.

Mustafa u ka uruar një vit të mbarë, me plotë begati.

“Të gjithë besimtarëve ortodoks dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Krishtlindjes ortodokse. Le të jetë vit i mbarë me plotë begati, duke promovuar vlera humane dhe tolerancë mirëkuptimi mes njerëzve pa dallim. Shëndet, paqe dhe lumturi në familjet tuaja”, thuhet në telegramin e urimit të Mustafës.

Tutje Mustafa shprehet se këto festa duhet të jenë momente reflektimi, për të dashur dhe respektuar njëri-tjetrin dhe për të jetuar në paqe dhe harmoni ndërfetare.