Isa Mustafa uron Festën e Pashkëve

01.04.2018 15:23:46

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar besimtarët e krishterë të cilët sot kremtojnë Festën e Pashkëve.

Mustafa, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar “paqja, dashuria dhe mirëqenia mbizotërofshin në familjet tuaja dhe në jetën tonë të përbashkët”.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Urimet më të përzemërta për besimtarët e krishterë që sot kremtojnë Festën e Pashkëve. Paqja, dashuria dhe mirëqenia mbizotërofshin në familjet tuaja dhe në jetën tonë të përbashkët. Urimet më të përzemërta edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Mustafa.