Isa Mustafa:Pesëqindmijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit

01.02.2019 20:59:31

Kryetari i LDK, Isa Mustafa në një postim të tij në fb, thotë se greva në arsim ishte lojë politike e Kadri Veselit, ku pesëqindmijë
nxënës pësuan nga kjo n grevë për tre jave.

Postimi i plotë i z. Mustafa në facebook është:


Pesëqindmijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit. Ai sot, në rolin e ”Kryeministrit” arriti marrëveshjen me Sindikatën për ndërprerjen e grevës. Z. Veseli i gjeti dhe i premtoi paratë, për të cilat Kryeministri Haradinaj deklarohej se nuk ka. Nga kjo rezulton se z, Veseli si Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit i ka organizuar grevat prandaj edhe bëri marrëveshjen për dalje nga greva. Ndryshe si shpjegohet roli i Kryetarit të Kuvendit ( speaker -it) në këtë proces, kur këto janë përgjegjësi të ministrit të arsimit dhe të kryeministrit?! Shohim se çfarë marrëveshje tjetër do të bëjë z. Veseli javën e ardhshme. IM