Ish-ambasadori i Gjermanisë: Vokrri më dha ndërresën e Kosovës

09.06.2018 14:02:33
Ambasadori i Gjermanisë në Ukrainë që për disa vite ka shërbyer edhe në Kosovë, Ernst Reichel ka përkujtuar Fadil Vokrrin. Ai ka shpërndarë një fotografi duke mbajtur në duar ndërresën e Kosovës të cilën ia ka dhuruar Vokrri.

“Fadil Vokrri më ka thënë ndërresën, pusho në paqe”, ka shkruar Reichel.

Legjenda e futbollit të Kosovës dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur sot në moshën 57-vjeçare. Vokrri ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër rreth orës 9:30 të mëngjesit derisa po bënte fitnes.