Ish-anëtari i Vetëvendosjes godet Fisnik Ismailin për milionat që mori nga PTK-ja

10.04.2017 10:17:06

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, dikur anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Muhaxheri, ka thumbuar deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Fisnik Ismajli.

Pas zbulimit nga emisioni Zona Express se Ismajli ka marrë 3 milionë euro nga Posta dhe Telekomi i Kosovës, Muhaxheri ka adresuar kritika ndaj ish-partisë së tij dhe vetë Ismajlit.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se Vetëvendosje mund të shesë çfarëdo, vetëm moral jo.

Ky është shkrimi i plotë i Muhaxherit:

Edhe i majtë edhe me pas n’qefë luksin e Jahtit nuk shkon ashtu siç nuk shkon me qenë i majtë edhe mi fitu milionat përmes ndërmarrjeve publike.

Hiq më pak se 3 milion e 43 mijë euro janë fut në xhep të Fisnik Ismailit përmes një kontrate qe e paska pasur me Posten e Kosovës.

Gabon shumë Vetëvendosja nëse Fisin nuk e propozon si Ministër i Rimëkëmbjes së Ndërmarrjeve Publike se paska mi mjelë mirë.

Ps, ju mund të shisni çfardo, veq moral jo.

A ka dikush diçka me shtu?