Ish-anëtari i Vetëvendosjes: Ja si Shpend Ahmeti e lufton Albin Kurtin

09.12.2017 19:49:39

Ish- aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Muhaxheri edhe një herë ka folur për situatën në VV.

Tash anëtari i PDK-së, ka theksuar se Shpend Ahmeti gjithmonë e ka luftuar Albin Kurtin.

Ai në një shënim në facebook ka theksuar se Ahmeti këtë e ka bërë përmes Dardan Molliqajt.

Shënimi i plotë:

Shpendi gjithmonë në heshtje e ka luftuar Albinin qoftë direkt apo indirekt, ndërsa Albini gjithmonë përmes mercenarëve nga Shqiperia dhe permes Molliqajt (deri sa ishin mire mes veti) i ka luftuar njerëzit që ishin më liberal dhe pershtateshin më shume me idetë Shpendit.

I kam provuar vetë në lëkuren time, linçimet, shantazhet, fyrjet dhe kërcnimet deri sa isha aty vetem pse kisha mendime ndryshe qe binin ndesh me veprimet e VV’se aso kohe. Edhe kur kalova në PDK fyrjet, linçimet kërcenimet vazhduan njësoj per me shume se një vit.

Shpendi dhe Dardan Sejdiu asnjehere nuk kan pas guxim te veprojne pertej mendimeve qe kishin per nje VV pa Albinin ose me Albinin por pa ndikim.

Per ta realizuar nje gje te tille e kane te veshtire por jo te pamundur sidomos tashme kur Molliqaj eshte bere krahe i tyre pasi Albini e zhveshi nga ndikimi qe e kishte në VV. Molliqaj sa do injorante qe është ai nuk eshte mesuar pa pushtet dhe ndikim brenda organizates.