Ish-deputeti i PD jep alarmin: Koronavirusi i ri është prezent në Shqipëri

29.01.2021 22:07:35

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu shprehet se nuk ka asnjë dyshim që mutacionet e koronavirusit, varianti britanik ka ardhur edhe në Shqipëri, pas rasteve të identifikuara në Kosovë. Deri tani autoritetet shëndetësore shqiptare janë shprehur se nuk kanë identifikuar asnjë rast me variantin e ri të COVID-19 në vend.

“Të realizohen menjeherë mbi 7500 teste PCR (molekulare) në ditë, kur dihet se këto ndryshime mund të dedektohen vetem nga ky lloj testimi. Të liberalizohen testet e shpejta që të gjenden lirshëm në farmaci, klinika, laboratore për të relizuar dhjetëra mijëra të tilla në ditë”, shprehet Shehu.

Reagimi i plotë

“Alarmi per “Virusin e ndryshuar” e “qetesia” alla Zhvejk e Komitetit…ne fakt ne pritje te “zgjimit” te Rames! Pa asnje dyshim keto forma virusale jane present dhe tek ne, gjetja e tre rasteve ne Kosove te paraprira nga shqetesimet e klinicisteve tane, jane sinjale serioze.

Por çuditërisht perfaqesuesja e atij Komiteti para 48 oresh nuk shfaqi asnjë shqetësim për mundesinë e pasojat e kësaj prezence, perkundrazi…Ndërsa dy ditë më parë vetë Kryeministri britanik dha alarmin! Ne fakt gjendja jone, qe dhe pa kete paraqitet shume e rende, do te perkeqesohet:

–Ky virus me keto ndryshime ka nje shpejtesi perhapje 70% me te larte, pra kaq shtohen rastet e reja, presioni mbi sistemin shendetesor aktualisht te pa organizuar e  pa pregatitur.

–Sipas Kryeministrit britanik ky virus ka dhe nje gravitet te semundjes reth 30% me te larte, gje qe do te kerkoje edhe me shume se ai 70%, mjekime speciale, poste spitalore, reanimacioni etj.

Ndersa Kryeministri i yne vazhdon te heshte e Komiteti pa goje ben sikur as shikon e as degjon, kur duhej te veprohej me urgjence:

1-Te realizohen menjehere mbi 7500 teste PCR (molekulare) ne dite, kur dihet se keto ndryshime mund te dedektohen vetem nga ky lloj testimi.

2-Te liberalizohen testet e shpejta qe te gjenden lirshem ne farmaci, klinika, laboratore per te relizuar dhjetra mijra te tilla ne dite.

3-Mjeku i familjes akoma i pa mbrojtur e pa organizuar, duhet te plotesohet e angazhohet.

4-Spitalet periferike, asnje prej te cileve nuk ka klinike Covid operative, duhet te futen ne perballje.

5-Te angazhohen te gjitha postet e Reanimacioneve e te krijohen te reja te standarteve.

5-Te behen te gjitha perpjekjet qe te realizohet vaksinimi i popullesise, ceshtje per te cilen jemi ne fund te Europes dhe me nje perspektive mjaft te erret.

–Sot u miratua nga EMA edhe vaksina AstraZeneca per mbi 18 vjec, nje mundesi e re e madhe kjo, per te cilen duhej te ishte punuar.

Por qe keto te kryhen Shqiperise i duhet nje Kryeminister e Qeveri qe te reagoje menjehere per kete rrezik, sepse koha nuk pret deri me 25 Prill kur kjo do te ndodhe.