Ish-drejtori i FBI-së: Trump ka penguar drejtësinë, i papërshtatshëm si president

16.04.2018 10:08:38

Vijojnë përplasjet mes presidentit Donald Trump dhe ish-drejtorit të FBI-së James Comey.  Së fundmi Comey ka deklaruar se Trump është një njeri “moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”.

Comey ka dhënë intervistën e tij të parë televizive pasi u shkarkua nga Presidenti Trump vitin e kaluar. Për “ABC News” në SHBA, ai tha se Trump ka penguar vazhdimisht drejtësinë.

“Unë nuk mendoj se ai është mjekësisht i papërshtatshëm për të qenë president. Unë mendoj se ai është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president.

Presidenti ynë duhet të përfaqësojë respektin dhe t’i përmbahet vlerave që janë në thelb të këtij vendi, gjë që është më e rëndësishmja për të vërtetën. Ky president nuk është në gjendje ta bëjë këtë”, tha Comey.