Ish-drejtorit të anti-dopingut në Rusi i sekuestrohet pasuria

25.08.2016 11:14:43

Një gjykatë në Moskë ia ka sekustruar asetet ish-drejtorit të laboratorit anti-doping të Rusisë, pasi ai publikisht kishte dhënë detaje lidhur me një sistem të gjerë, të sponsorizuar nga shteti, që i ndihmonte atletët rusë të përmirësojnë performancën e tyre.

Gjykata e qarkut Basman ka thënë sot se është marrë vendim që të gjitha pronësitë e Grigory Rodchenkovit të sekuestrohen.

Rodchenkov, i cili është akuzuar për abuzim të detyrës zyrtare, ka ikur në Shtetet e Bashkuara më herët gjatë këtij viti, kishte treguar në detaje se si një kishte operuar sistemi i sofistikuar ku ishin të përfshirë agjentët e sigurisë të cilët fshihnin mostrat e urinës së atletëve rusë gjatë Olimpiadës së Soçit të vitit 2014.

Kjo dëshmi e tij ishte përdorur gjatë ghetimit nga Agjencia Botërore anti-doping për sponzorizim e shtetit rus për doping.

Pasi ishte publikuar ky raport, vrapuesit rus ishin ndaluar të marrin pjesë në Olimpiadën e Rios, ndërkaq të gjithë atletët rusë në sportet tjera, është dashur që të dëshmojnë se nuk kanë përdorur asnjë substancë të ndaluar, në mënyrë që t’iu lejohej të garonin në Rio.

Kremlini ka thënë se deklaratat e Rodchenkovit “janë shpifje të tradhtarit”.