Ish-këshilltari i Mustafës: Komandantët po rrezikojnë raportet me Turqinë

31.03.2018 20:28:00
Bajram Gecaj, ish-këshilltar i kryeministri Isa Mustafa, ka kritikuar ashpër liderët e shtetit.

Në një postim në facebook ai ka thënë se Thaçi, Haradinaj dhe Veseli po i dëmtojnë pa nevojë raportet me Turqinë.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Pas intervenimit spektakular, por befasues për Haradinajn, ndaj Marko Gjuriqi, perceptimi i përgjithshëm është se Hashim Thaci edhe një herë, totalisht jashtë kompetencave të tij, japë urdhër edhe për depërtimin e 6 shtetasve turq, madje duke fshehur dorën e duke u bërë “toshë” (thuajse nuk di gjë). Pastaj Ramush Haradinaj shkarkon dy zyrtarë në stilin, “kur nuk ke çka i bën gomarit, i mëshon samarit”, duke pranuar kështu paaftësinë e tij totale për të kontrolluar elementet më të rëndësishme të shtetit. Pas reagimit të ashpër të Presidentit Turk, tani na paraqitet edhe tendenca për portretizimin Haradinajt si një hero i ngjarjes, edhe pse me këtë rrezikohet konflikt me një shtet të rëndësishëm për shtetin tonë të ri. Rezultati përfundimtar: për hir të rivalitetit të brendshëm për pushtet, “komandantët” marrin në qafë (i prenë në besë) 6 shtetasit turq; shkelin rëndë të drejtat e njeriut; provojnë se jemi ende largë nga të qenurit shtet serioz; vërtetojnë me siguri kapjen e shteti dhe institucioneve nga ana e “komandantëve” ; dhe rrezikojnë pa pikë nevoje marrëdhëniet me shtetin e Turqisë! Zgjidhja e vetme: rrëzimi i qeverisë së sekserëve pa vonesë!