Ish-kryetari i komunës kapet duke vjedhur në Sarandë (Video)

02.09.2016 11:58:55

Ramiz Oboni është futur sërish në telashe. Shumë vite më parë, pas një kërkimi të bërë nga Jetaoshqef.al, rezulton se ai është arrestuar nga policia, pasi në atë kohë ishte në krye të komunës Perondi në Kuçovë dhe është akuzuar për përvetësim pronash, shpërdorim detyre.

Pas postit të kryetarit të komunës, Oboni në zgjedhjet e fundit, braktisi PS -në dhe kandidoi nën siglën e Frontit të Majtë për kryetar Bashkie për Kuçovën, por nuk arriti të merrte mbështetjen e duhur.  Së fundmi ai është kapur mat duke vjedhur në një supermarket në Sarandë. Punonjësit duke qenë se nuk ishte hera e parë që e bënte këtë gjë, e kanë ruajtur dhe e kanë ndaluar teksa fuste pako me çokollata të mëdha në çantë. Në momentin që punonjësi i është afruar, ai e ka mohuar vjedhjen dhe e ka prekur me duar në faqe duke e shtyrë.

“Përshëndetje Jeta Osh Qef! Ky që po shikoni në video është Ramiz Oboni me profesion avokat dhe për tre mandate rresht kryetar i komunës Perondi në Kuçovë nën siglën e PS. Këtu është kapur duke vjedhur në një supermarket në Sarandë. Në fund e lamë të lirë duke i thënë që të mos shkelte më aty. Ai ka blerë një shtëpi aty ngjitur dhe vjen për pushime”, thotë personi që e ka denoncuar këtë ngjarje.

Nëse Oboni nuk do e braktiste Ramën në zgjedhjet e fundit, një problem tjetër i madh pas Shukriut do i ishte hapur kryeministrit me personat që ka zgjedhur në poste kaq të rëndësishme.