Ish presidenti bullgar: Maqedonia mund të hyjë në BE, por jo maqedonizmi

22.01.2017 19:32:16

Ish presidenti bullgar, Rosen Plevneliev ka deklaruar se Maqedonia duhet anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por jo edhe maqedonizmi pasi sipas tij është ideologji antidemokratike dhe antibullgare.

“Po, Maqedonia duhet të hyjë në BE dhe ajo është kauzë edhe e Bullgarisë por jo dhe maqedonizmi, maqedonizmi është një ideologji antibullgare dhe antidemokratike, thjeshtë manipulim me historinë, një ideologji që sjell tensione mes etniteteve, dhe nëse më pyesni pse kthehem në atë konflikt, do ju përgjigjem, sepse sinqerisht mendoj se fëmijët e mi dhe fëmijët në Maqedoni do jenë vëllezër, shokë dhe të ketë paqe mirëpo historia e manipuluar nuk punon për atë që ato të kenë paqe dhe të jenë vëllezër” ka thënë Plevneliev, transmeton zhurnal.

Ish presidenti i Bullgarisë e ka komentuar edhe arsyen pse nuk e ka vizituar Maqedoninë sa ishte president, duke potencuar se provokimet e shumta nga arena ndërkombëtare e kanë detyruar të ndryshojë politikën ndaj Maqedonisë duke u shmangur nga “romantika dhe pragmatika” siç e ka quajtur ai.