Ish-presidenti Sarkozy nën hetim formal

22.03.2018 09:22:38

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy është vënë nën hetim formal për korrupsion dhe financim të paligjshëm të fushatës, në lidhje me dyshimet se ai ka marrë fonde nga diktatori i ndjerë libian, Muammar Gaddafi për fushatën e tij më 2007.

Akuzat vijnë pasi Sarkozy për dy ditë është marrë në pyetje nga policia anti-korrupsion në Nanterre, në veriperëndim të Parisit. Gjyqtarët hetues janë duke hetuar mbi dyshimet se regjimi i Gaddafit në mënyrë të fshehur i ka dhënë Sarkozy 50 milionë euro për fushatë.

Kjo shumë është dyfishi i shumës së lejuar për financim të fushatës në Francë. Ai vazhdimisht ka mohuar këto akuza.