Ish zëdhënësi i Qeverisë tall Ali Ahmetin

04.06.2019 10:58:24

 Martinovski ka ironizuar me deklaratën e kreut të BDI’së, i cili pas takimeve me autoritetet greke, ka deklaruar se Maqedonia duhet të zgjedhë mes izolimit dhe integrimit. Ish zëdhënësi i ka rekomanduar Ahmetit që të realizojë kontakte edhe me “Al Qaedan”, në vijim të vizitave të tij. “I mirë është Aliu, dëshiron integrim në […]

 

Martinovski ka ironizuar me deklaratën e kreut të BDI’së, i cili pas takimeve me autoritetet greke, ka deklaruar se Maqedonia duhet të zgjedhë mes izolimit dhe integrimit.

Ish zëdhënësi i ka rekomanduar Ahmetit që të realizojë kontakte edhe me “Al Qaedan”, në vijim të vizitave të tij.

“I mirë është Aliu, dëshiron integrim në vend të izolimit. Edhe unë e dua të njëjtën gjë, por ja që dikush tjetër nuk mendon ashtu.”

“Dje paska qenë në washington, sot në Athinë, kurse unë i them që nesër le të shkojë në Rijad (Arabi Saudite). Le të takohet me Princin Bandar Bin Sulltan, thjesht le ta lusë që Al Qaeda të lëshojë pak pe në oborrin e tij dhe timin (Oktis).”

“Megjithatë, simboli i NATO-s është +. Meqë edhe unë edhe Aliu dëshirojmë të jemi të integruar e jo të izoluar…”.

Kështu ka shkruar me plot sarkazëm Martin Martinovski, transmeton Gazeta Lajm e Maqedonisë.

BDI nuk ka komentuar deklaratat e Martinovskit, i cili dikur  ishte zëdhënës i Qeverisë së përbashkët VMRO-BDI.