Ishin pasagjerë në anijen që mori flakë/ Gjenden trupat e 25 personave të vdekur

03.09.2019 14:03:41

Rojet bregdetare amerikane kanë gjetur trupat e pajetë të 25 personave, të cilët ishin pasagjerë në anijen që mori flakë në Kaliforni.

Ndërkohë, raportohet se 9 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Zyrtari i rojës bregdetare, Matthew Kroll tha se trupat e gjetur janë mbytur në ujë, në përpjekje për të shpëtuar.

Në kohën e zjarrit, anija e vogël ishte afër ishullit Santa Cruz, jo shumë larg Barbara-s dhe Los Angeles-it.

Zyrtarët nuk dhanë hollësi të tjera lidhur me 9 personat e zhdukur, duke thënë se pasagjerët ishin nga pjesa jugore e Kalifornisë dhe nga disa pjesë më të largëta.