Ishte i infektuar me koronavirus, vdes në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti shqiptar

26.04.2020 11:39:46

Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare për shkak të koronavirusit, ish-futbollisti shqiptar nga Gradeci i Gostivarit, Ermir Zulbeari.

I ndjeri, vuante nga pneumonia dhe pas një jave i shtrirë në Klinikën e Shkupit, i ishin shfaqur probleme edhe me zemër. Mjekët konstatuan se ish-futbollisti ka qenë i prekur edhe nga Koronavirusi.

Zulabeari, sipas Tetova Sot, ka qenë lojtar i KF Gradeci, ekip të cilin më vonë e drejtoi për disa sezone. Ai do të mbahet mend si dashamirës i madh i sportit. Ermiri ishte baba i 3 fëmijëve, para 7 muajve ishte bërë baba për së treti.