Ishte një muaj i tmerrshëm i udhëheqjes së presidenrir amerikan Donald Tramp

20.02.2017 20:45:00

Sot presidenti Donald Trump ka mbushur një muaj në detyrë. Ky ka qenë një fillim ndryshe nga çdo presidencë tjetër në historinë e dekadave të fundit.

Trump ka deklaruar se presidenca e tij ka filluar me sukses të sjell ndryshime në Uashington.

Mirëpo ai ka kritikuar shtypin duke e përshkruar ‘të pandershëm’ dhe ‘i jashtë kontrollit’, transmeton lajmi.net.

“Unë po i drejtohem direkt popullit amerikan me mediat e pranishme dhe është nder t’ju kemi juve sepse shumë prej gazetarëve të vendit tonë nuk duan t’ju thonë të vërtetën”, ishte deklarata e Trump në konferencën e tij të fundit për shtyp ku ai tregoi anën e tij luftarake me gazetarët.

Trump vazhdon të mbetet i matur mbi marrëdhëniet me Rusinë për shkak të dhënies së dorëheqjes së këshilltarit për sigurinë kombëtare Michael Flynn.

Ndërsa demokratët e Kongresit janë duke kërkuar një hetim të gjerë rreth kontakteve me Rusinë gjatë fushatës së Trumpit.

Përplasja armiqësore mes Trump dhe shtypit ka nxitur shqetësime të reja mes kritikëve.