Ishte raportuar e zhdukur javën e kaluar, gjendet Remzije Mustafa

14.11.2019 22:18:30

Është gjetur Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga 7 nëntori.

Lajmin e kanë kumtuar vetë familjarët e saj.

Ndërkaq mësohet se ajo është gjetur në Fushë Kosovë në gjendje të mirë shëndetësore.

Remzije Mustafa ishte raportuar e zhdukur që nga data 7 nëntor.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se që nga dita e raportimit bashkë me familjarët kanë bërë përpjekje për gjetjen e saj, por deri sot kjo ishte e pamundur.

Për gjetjen e saj, kishin shprehur ngadalshmërinë shumë qytetarë.

Telegrafi në vazhdimësi kishte raportuar për zhdukjen e Remzije Mustafes.