ISIS, 1 mln $ shpërblim për ‘kokën’ e ushtares kurde

19.12.2016 14:02:09

ISIS ka vendosur një shpërblim prej 1 milion dollarë për Joanna Palani-n, një ushtare kurdo-daneze. 21-vjeçarja me origjinë nga Kurdistani irakian, por që jetonte në Danimarkë, ishte nisur në vitin 2014 nga Europa për t’iu bashkuar Peshmergave kurdë, duke luftuar kundër Shtetit Islamik. E reja i kishte injoruar ushtarët e Kalifatit, duke e cilësuar si diçka “të lehtë për t’i vrarë” në krahasim me trupat qeveritare të Bashar al-Asadit.

Vajza ka braktisur universitetin dhe studimet për të ndërmarrë këtë udhëtim me një qëllim të vetëm: ai “për të luftuar për të drejtat e njeriut në përgjithësi”. Pavarësisht nga kjo, autoritetet daneze, pas rikthimit të saj nga Lindja e Mesme në 2015-ën, i kanë konfiskuar pasaportën. Sipas ligjit danez, Peshmergat konsiderohen terroristë, ndaj dhe Palani rrezikon të përfundojë në burg për 6 muaj dhe mund të humbasë madje dhe nënshtetësinë daneze. Ajo që ka rënduar situatën e saj, sipas mediave lokale, është edhe shkelja e ndalimit të udhëtimit drejt Katarit.