ISIS e hedh homoseksualin nga ndërtesa e lartë në sy të fëmijëve (Video/Foto+18)

11.08.2016 15:56:10

Një video e publikuar tregon se si grupi terrorist ISIS, hedhin një person homoseksual nga një ndërtesë tejet e lartë si “ndëshkim” për orientimin e tij seksual.

Kurse në këtë video para momentit të hedhjes shfaqet një presidikues i cili predikon para një turme që ishin mbledhur në Mosul të Irakut.

Sipas ekstremistit në fjalë viktima është shpallur fajtor për shkak të orientimit të tij të marrur si homoseksual, që sipas tij do të thotë se ai duhet të dënohet me vdekje në bazë të ligjit të Sheriatit.