ISIS-i armatos një shtatëvjeçar me rrip të mbushur me eksploziv për ta...

ISIS-i armatos një shtatëvjeçar me rrip të mbushur me eksploziv për ta hedhur veten në erë (Video)

24.03.2017 17:13:51

Në mesin e refugjatëve nga Mosuli që kishin ikur nga Shteti Islamik, ushtria irakiane ka arritur ta gjej edhe një djalë i cili kishte të veshur një rrip të mbushur me eksploziv që shërben për misione kamikaze.

Dyshohet se xhihadistët i kishin vënë rripin me eksploziv vogëlushit, në mënyrë që në një moment të caktuar ta hidhte veten në erë kur pranë tij qëndron turma e civilëve, transmeton Telegrafi.

Ushtria irakiane ka publikuar videon e vogëlushit të moshës 6 apo 7 vjeç, të cilin e çarmatos një ushtar. Ai prej fillimit u është dukur i dyshimtë pasi qëndronte vetëm duke e mbajtur barkun me dorë.

Më shumë se 180 mijë civilë janë larguar nga pjesë perëndimore e Mosulit, që kur ushtria irakiane ka nisur ofensivën për ta rimarrë nën kontroll këtë qytet.