ISIS me strategji tjetër hakmarrëse, paralajmërojnë “masakër ekologjike” pas vdekjes së al-Baghdadit

06.11.2019 16:50:47

Organizata terroriste ISIS ka nxitur fanatikët e saj të ndezin zjarre në pyjet e SHBA-së dhe Evropës për të shkaktuar kaos ekologjik në vazhdën e flakëve historike të verës në Kaliforni dhe Spanjë.

Së paku katër posterë nga Quraysh, një transmetues i Shtetit Islamik, kanë inkurajuar mbështetësit për ‘ndezjen e zjarreve’ si pjesë e xhihadit të saj.

“Ndizni zjarret në pyjet e Amerikës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, sepse ato janë të dhimbshme për ta”, citohet të jetë thënë përmes një posteri të publikuar të hënën, shkruan DailyMail.

Posteri më i fundit i publikuar nga grupi i mediave pro-ISIS Quryash të hënën thotë: ‘Ndizni zjarre në pyjet e Amerikës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, sepse ato janë të dhimbshme për ta’.

Po sipas mediumit në fjalë, kjo ishte e katërta “thirrje” në një seri që u gjurmua që nga prilli nga Instituti i Kërkimeve për Media në Lindjen e Mesme.

Kështu, vlerëson DailyMail, me gjithë vdekjen e shefit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi në një sulm amerikan në Siri muajin e kaluar, grupi terrorist ende kërkon të shkaktojë masakra jashtë vendit përmes fushatës së saj në media sociale.

Zjarret historikë pyjorë janë përhapur nëpër Kaliforni, Spanjë dhe Portugali gjatë verës dhe ISIS shpesh “lutet” për mjerim perëndimor në propagandën e tyre barbare.

Në të vërtetë, zjarri që përfshiu Katedralen e Notre Dame në Paris në prill u shpall si një fitore dhe një mallkim për ndjekësit e hyjnisë së krishterë, përcjell Telegrafi.

Al-Baghdadi hodhi veten në erë, së bashku me tre fëmijët e tij, gjatë një sulmi të 26 tetorit nga forcat speciale amerikane mbi një kompleks të fortifikuar në Idlib, në veri-perëndim të Sirisë.

Bastisja ishte një goditje e madhe për grupin, i cili ka humbur territoret që ka mbajtur në Siri dhe Irak në një seri humbjesh ushtarake nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA dhe aleatë sirianë dhe irakianë.