ISIS merr përgjegjësinë për sulmet në Siri

05.09.2016 19:31:26

Grupi ekstremist Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për disa sulme në Siri, të cilat kanë lënë të vrarë së paku 48 veta, shumica në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Agjencia e lajmeve Aamaq, e lidhur me Shtetin Islamik, tha se ky grup qëndron prapa sulmeve të së hënës në qytetet Damask, Homs, Tartos dhe Hashakeh.

Numri më i madh i vitimave civile, përkatësisht 30, është regjistruar në Tartos.

Tartosi, ku ndodhet një bazë detare ruse, është qendra e sektit alavit, të cilit i përket edhe presidenti sirian, Bashar al-Assad.