ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Ansbach të Gjermanisë

25.07.2016 15:59:31

Agjencia e lajmeve e Shtetit Islamik(ISIS) Amak njofton se sulmin në qytetin Ansbach të Gjermanisë e ka kryer një luftëtar i kësaj organizate terroriste.

“Ai ka kryer sulmin si përgjigje ndaj thirrjes që të kryhen sulme në vendet që përbëjnë koalicionin kundër Shtetit Islamik”, thuhet në deklaratë.

Në telefonin e sirianit Mohamed D që ka kryer sulm vetëvrasës është gjetur një video-xhirim në të cilin ai tregon besnikëri ndaj liderit të ISIS-it Abu Bakr Al Bagdadi, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Bavarisë Joahim Herman.

Po ashtu në shtëpinë e 27 vjeçarit janë gjetur video xhirime që tregohet dhuna si dhe material për ndërtimin e bombave.

Në sulmin e mbrëmshëm në Ansbach janë lënduar disa persona.