ISIS nis hakmarrjen; Vrasin qindra persona në Mosul

22.10.2016 22:30:30

Beteja e Mosulit po intensifikohet dita-ditës. Ushtarët amerikane ne qytetin verior janë pajisur me maska mbrojtëse kundra gazeve toksike që kanë përfshirë zonën.

Zjarri i madh ka nisur pas luftimeve në një territor të pasur me squfur dhe ishte era ajo përhapi flakët.

Ndërkohë sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Ash Carter, ndodhet në Bagdad në një vizitë paplanifikuar për të vlerësuar progresin e ofensivës kundër ISIS.

Forcat irakiane kanë depërtuar në qytetin më të madh me besimtarë të krishterë në Irak para luftës, pikërisht në Karakosh.

Por edhe militantet i janë kundërpërgjigjur avancimit të tyre me eksplozivë të vendosur në objektet qeveritare sikurse në Kirkuk, ku të paktën 35 njerëz humben jetën ndërsa 120 u plagosën.

Për të mos mjaftuar CNN raporton se ISIS ka ekzekutuar 284 burra dhe djem të rinj në Mosul, ndërsa përdor 550 familje si mburoja njerëzore. Sukseset në betejën kundër ISIS, po zhvillohen ne kurriz te civileve thonë analistet.

Më shumë se 4,800 ushtarë amerikanë janë në Irak ndërsa edhe qeveria irakiane ka rritur numrin e forcave qeveritare në betejën e rëndësishme të Mosulit.