ISIS-Putinit: Do të vijmë t’iu vrasim në shtëpitë tuaja

01.08.2016 08:56:33

Në një video nëntëminutëshe të postuar mbrëmë në rrjetin YouTube, grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), bënë thirrje që militantët të ndërmarrin sulme në Rusi.

Në video shihet një person i maskuar duke e drejtuar një veturë në shkretëtirë, i cili duke e tundur gishtin thotë: “dëgjo Putin, ne do të vijmë në Rusi dhe do të ju vrasim juve në shtëpitë e juaja”.

Ky postim u bë në periudhën kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po bisedojnë për shtimin e bashkëpunimit ushtarak dhe të inteligjencës kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës.

Po ashtu, videoja u transmetua pas një vargu të sulmeve vdekjeprurëse në Evropë gjatë javëve të kaluara, për të cilat përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.