ISIS sërish kërcënon Francën: në plan të parë Rachid Kassim

13.09.2016 11:04:38

“Ke thënë se sulmet tuaja kundër nesh do të intensifikohen. Nga ana jonë, operacionet tona kundër jush do të jenë më të rënda”.

Është kjo sipas Rita Katz, drejtoreshë e “Site”, kërcënimi i nisur për Fransua Hollande nga Rachid Kassim, 29 vjeç, i cili nga Siria ka drejtuar xhihadistët që kanë goditur Francën në muajt e fundit.

Ish-animator, reper (këndonte mes të tjerash “unë jam një terrorist”), Rachid Kassim, babai i tre fëmijëve, është në shënjestër të shërbimeve franceze, të cilat e kanë individualizuar si porositësin dhe motivuesin të pjesës më të madhe të atentateve të fundit, nga Nisja te prifti i Rouenit, nga vrasja e një çifti policësh në Magnaville në qershor deri në kapjen e komandos së grave që la bombolat e gazit në makinën e parkuar në Notre Dam.

Kassim është në kërkim pasi është nisur në vitin 2012 për Siri. Nga 2015-ta, përmes rrjeteve sociale, drejton xhihadistët në Francë për t’u hedhur në aksion, u jep instruksione dhe vendos kontakte me celulat terroriste. Dhe bën para së gjithash me Telegram, shërbimin e kodifikuar të postës në internet të parapëlqyer nga terroristët, sepse është më i sigurt.