Ismail Kadare nderohet në Itali me Çmimin për Kulturë Mesdhetare

Janë gjithsej shtatë seksione në të cilat do të jepen çmime, ndërsa Kadare merr çmimin në Sesionin e Shoqërisë Civile.

 

Në dekadën e parë të krijimit të këtij çmimi prestigjioz, do të jetë një shqiptar që do të ketë fatin të jetë laureat i tij. Çmimi për Kulturën Mesdhetare sonte në mbrëmje në Itali i ndahet shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Fondazione Carical me fillim prej orës 19:30 do ti japë këtë çmim punës së palodhshme të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë. Janë gjithsej shtatë seksione në të cilat do të jepen çmime, ndërsa Kadare merr çmimin në Sesionin e Shoqërisë Civile. Ceremonia do të zhvillohet në Teatrin RENDANO OF COSENZA në Kozenca të Italisë. Kadare mbetet ende një prej atyre shkrimtarëve që nuk ka marrë çmimin Nobel për Letërsi, edhe pse disa herë një favorit e kandidat i fortë.