Ismaili njofton për pranimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Farmacistëve

02.09.2018 20:09:57
Kosova është pranuar sot në Federatën Ndërkombëtare të Farmacistëve. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë i vendit, Uran Ismaili.

Ai ka thënë se Oda e Farmacistëve e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në këtë organizatë.

“Lajme të mira nga Glasgow ku po mbahet Kongresi Botëror i Farmacistëve. Oda e Farmacistëve të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Internacionale të Farmacisë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

“Tani edhe Kosova, respektivisht Oda e Farmacistëve, do të jetë pjesë e rrjetit ndërkombëtarë të farmacistëve. Zhvillimi i farmacisë në vend plotëson angazhimin për reforma në sektorin shëndetësor. Urime”, përfundon njoftimi i ministrit të Shëndetësisë.

Postimi i plotë: