Ismaili: Nuk do të ketë asnjë dozë politike në konkurset e MSH-së

08.12.2017 14:01:23

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka deklaruar se sigurimet shëndetësore do të jenë prioritet kombëtar dhe se do të angazhohet ta bëjë gjatë këtij mandati.

Ismaili shtoi se ka trashëguar një sektor me gjendje të vështirë, por kjo gjendje nuk do të qëndrojë gjatë.

“Për punën e bashkë përgjegjësisë, unë gjynahet e askujt nuk i mbaj, i kam veprat e mia dhe kërkojë pak durim për ta parë një gjendje më të mirë në shëndetësi”, ka thënë ai.

Ai në seancën e sotme i ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë menaxhment të kryer në shëndetësi, që të aplikojnë në konkursin që do të hapet pasi nuk ka asnjë dozë politike në përzgjedhje.

“Vetëm unë përfaqësoj politikat e PDK-së kurse të tjerët janë të gjithë punëtorë shëndetësor”, tha ai.