Ismet Beqiri me bashkëpunëtorë priti delegacionin e “Westminister Foundation for Democracy” nga Britania e Madhe

18.11.2016 17:16:30

Nëpërmjet një komunikate, LDK informon se në kuadër të fushatës për lansimin e projektit për përkrahjen e partive politike, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, dhe shef i grupit kuvendar të saj, z. Ismet Beqiri ka pritur një delegacion të fondacionit britanez “Westminister Foundation for Democracy”, në krye me z. Devin O’Shaughnessy. Të dy drejtuesit ishin të shoqëruar me bashkëpunëtorë, si dhe ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connel.

Kjo është komunikata e plotë e LDK-së:

“Sot, Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Ismet Beqiri, Ministri i Financave, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë së LDK, z. Avdullah Hoti, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane-znj. Njomjza Emini, pritën një delegacion të fondacionit Britanez “Westminister Foundation for Democracy”, në përbërjen e të cilit ishin : z.Devin O’Shaughnessy, Drejtor i Programit  – WFD, z. Chris Levick- Menaxher i programit për zyret në Evropë dhe Azinë Qëndrore, z.Blerim Vela-udhëheqës i zyrës në Kosovë ,ambasadori i Britanisë së Madhe z. Ruairi O’Connel.

Në këtë takim Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ,anëtari i Kryesisë së LDK-së,z.Avdullah Hoti dhe deputetja Njomza Emini, informuan delegacionin për historikun, funksionimin, nevojat  dhe objektivat e LDK-së.

Gjatë këtij takimi u identifikuan fushat në të cilat mund të ketë bashkëpunim në mes të LDK-së dhe këtij fondacioni.

Kjo vizitë ishte në kuadër të fushatës për  në lansimin e projektit për përkrahjen e zhvillimeve të partive në Kosovë.”

2

1

4