Ismet Krasniqi u zgjodh kryetar i nëndegës së LDK-së në Olten/SO

05.02.2017 18:56:24

Nëndega e LDK-së në Olten/SO sot, më 05 .02.2017 në një atmosferë pune mbajti kuvendin e saj zgjedhor. Pas zgjedhjës së kryesisë së punës në vazhdim Z. Hasan Avdyli, përshëndeti të pranishmit duke i uruar mirëse ardhje në këtë kuvend zgjedhor të nëndegës së LDK-së në Olten/SO.

Raportin e punës për aktivitetin e nëndegës e paraqiti kryetari i deritashëm z. Hasan Avdyli, i cili në detaje i informoj kuvendarët për punën dhe aktivitetin e kësaj nëndege në mes dy kuvendeve.

Kuvendi në vazhdim miratoj raportet e punës të paraqitura nga kryetari i gjertanishëm dhe raportin financiar, ku në raportet e tyre u përmend kontributi i kryesisë dhe anëtarësisë së kësaj nëndege gjatë periudhës në mes dy kuvendeve. Komisioni kandidues në vazhdim i informoj delegatët për dy kandidatë të mundshëm që do të garojnë për kryetar të nëndegës; z. Istref Rudaj dhe Ismet Krasniqi.

Në procesin e votimit delegatët me shumicë votash Kryetar të nëndegës e zgjodhën z. Ismet Krasniqi. Në këtë kuvend u zgjodhën kryetari dhe kryesia prej 11 anëtarëve si dhe delegatët për kuvendin e Degës së LDK-së në Zvicër. Punimet e kuvendit i përcollën anëtarët e komisionit të degës së LDK -së në Zvicër z.Saim Tahiraj, Mustafë Beluli dhe Skender Berisha. Kuvendin e përshëndeti edhe anëtari i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër z. Skender Berisha në të cilën i uroj punë të mbarë kuvendarëve dhe suksese në punën e mëtejme kësaj nëndege, në forcimin e traditës së organizimit të LDK-së dhe ruajtjën e filozofisë Rugoviane.

Kuvendarët zgjodhën edhe 9 delegatë të cilët do ta përfaqsojnë Nëndegën e LDK-së në Olten në kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër.

Në fund kryetari i posa zgjedhur z. Ismet Krasniqi falenderoj kuvendarët për besimin e dhënë duke u zotuar se do të punojmë si ekip i mirë në të mirë të forcimit të LDK-së dhe avancimit të organizimit të kësaj nëndege në dobi të anëtarësisë së LDK-së dhe komunitetit shqiptar në regjionin e Olten/SO. Njëherit komisioni vëzhgues i Degës vlerësoj se i gjithë procesi ishte fer dhe në frymën e respektimit të rregullave të statutit dhe rregullorës për zgjedhje të LDK-së.

Sektori për informim