Ismet Munishi: Futbollistët e Shqipërisë sikur Golf 4, ndërsa të Kosovës…

21.10.2016 23:10:12

Ismet Munishi e jep përgjigjen nëse ka futbollistë më të mirë në Kosovë apo në Shqipëri.

Kjo pyetje iu parashtrua trajnerit të ri të Dritës në emisionin ‘MeShukin’.

“ADN-ja e zhvillimit të një njeriu është edhe në sport, futbollistët më kreativ janë në Kosovë”, ka deklaruar Munishi.

“Në Shqipëri futbollistët janë të njëjtë, mund të them se janë të gjithë Golf 4, një seri, ndërsa ne kemi Shaqir, Xhakë, nuk ka Milot Rashicë, nuk ka Lorik Canë. I ka katër mesfushorë që janë të karakteristikave të njëjta, si më qenë binjakë. Ata nuk marrin përgjegjësi, ndërsa lideri i Kombëtares ka qenë Lorik Cana”, ka vazhduar ai.