Istogas, presidenti Rugova do t’ju thoshte: fuqia dhe trimëria të çojë në këmbë shpirtrat tuaj!

15.12.2017 10:11:05

Në shkrimin “Pavarësia kombëtare”, të botuar në gazetën e studentëve “Bota e re”, më 28 nentor 1968, presidenti Rugova kishte shkruar edhe për fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë shpirtrat e shqiptarëve.

Dhe ky shpirt ka vluar dhe është çuar më kēmbë për vendin.

Istogas të shumërespektuar, ju ftoj ta lexoni atë që presidenti Rugova ka shkruar para 49 vitesh dhe le të shërbejë si frymëzim për unitet dhe për t’u ngritur në kēmbë për të mbrojtur lirinë, pavarësinë, demokracinë nga strukturat e përbashkuara kundër trashëgimisë politike të presidentit Rugova.

“U habitën të gjithë, kur pas pesë shekujsh, nga epoka e Skënderbeut në qiellin shqiptar, u ngrit simboli i gjakut-Flamuri.
Mirë që u mashtruan gjithë. Mirë që kujtuan se nuk kemi asgjë, se kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mundi të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren-fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve. S’u harrua porosia e stërgjyshërve. E shporrëm më tej dhe do të shpiem gjersa të gjallërojmë mbi këtë tokë të dashur”