Istogasit mbrojtën demokracinë! Prokuroria të hetojë falsifikimin e mbi 1300 votave!

08.12.2017 12:19:45

Tashmë kur KQZ ka konfirmuar se nga rreth 1400 vota me postë, vetëm 85 janë të regjistruara në bazën e saj të të dhënave, Prokuroria duhet të inicojë procedurë hetimore për zbardhjen e gjithë makinerisë së manipulimit dhe falsifikimit të mbi 1300 votave të tjera që ishin për Gani Dreshajn.

Veprimi hetimor i Prokurorisë është i domosdoshëm edhe për faktin se me këto vota është provuar të përmbysej rezultati dhe humbja të kthehej në fitore të Gani Dreshajt.

Përveç kësaj, edhe fakti se janë emrat e mbi 1300 personave që janë keqpërdorë, duke cenuar rëndë integritetin dhe të dhënat personale të tyre.

Qytetarët e Istogut me kurajo kanë denoncuar keqpërdorimin e emrave dhe të dhënave të tyre personale, duke mbrojtur kështu dinjitetin e tyre dhe demokracinë në këtë komunē.

Prandaj mosveprimi hetimor i Peokurorisë, në vete do të bënte vepër kundërligjore dhe krijim të precedentit që manipulime dhe falsifikime të tilla të shfaqen qoftë në rivotimin më 17 dhjetor, qoftë në zgjedhje të tjera.

Edhe partitë tjera do të duhej të denonconin një mashtrim dhe falsifikim të tillë, si dhe ta distanconin veten nga veprime të tilla.