Isufi: Para se të sulmojë të tjerët, Veseli është dashtë ta kryejë punën e tij (Video)

09.01.2018 20:08:41

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi në një intervistë për RTV Dukagjinin, e ka bërë të qartë se kurdo që kërkohet vota për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, deputetët e AAK-së do të votojnë pro.

Isufi nuk ka dashur të komentojë deklaratat e amabasdorëve lidhur me këtë çështje.

Madje, ai komentoi edhe kolumnën e Kadri Veselit, përmes të cilës ai akuzoi jo vetëm opozitën por edhe partnerët e koalicionit.

Isufi për këtë, tha se “para se të kritikojë, Veseli është dasht ta kryejë punën e tij”.