Isufi: Të involvuarit në rastet e abuzimeve seksulale të marrin dënime maksimale

08.02.2019 15:21:51

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ahmet Isufi, për rastin e së miturës nga Drenasi ka thënë se si deputet e ka për obligim të jap ide për zgjidhje konkrete të këtyre rasteve.

Isufi theksoi se të gjithë kriminelët që bëjnë veprime të tilla duhet të dënohen maksimalisht.

“Kërkojmë që drejtësia të veproj ashtu si duhet në bazë të ligjeve në fuqi. Shumica jemi prindër dhe pavarësisht nga gjinia duhet ta ndjejmë njësoj. Por si deputet kemi obligim të japim ide për zgjidhje konkrete të cilat mundësojnë që mos ta japim veprime të tilla në shoqërinë tonë. Duhet të kërkojmë nga institucionet arsimore që të shtrohet përkujdesje dhe përgjegjësi më shumë”, ka thënë Isufi.

Sipas tij, përmes komisioneve operacionale në Kuvendin e Kosovës e kanë për obligim që të monitorojnë çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e rendit dhe ligjit.

“Të gjithë ata kriminel që bëjnë veprime të tilla të dënohen me dënime maksimale. Inkurajojmë të gjitha ato gra vajza që mund të jenë të cenuar dhe të prekur në moralin e tyre të lajmërojnë institucionet përkatëse dhe drejtësia të vihet në vend”, ka thënë deputeti, Ahme Isufi.

Foto: Arkiv