Itali, 15 persona të arrestuar për trafik droge nga Shqipëria

07.02.2018 11:20:35

Në një operacion blic antidrogë në komunat e Brindizit, Fasanos dhe Katanias, policia italiane ka ekzekutuar urdhërarrestet për 15 persona për një sërë akuzash, mes tyre trafik droge dhe grabitje.

Hetimet kanë nisur në shkurtin e 2017 dhe kanë përfunduar në gusht me identifikimin e dy grupeve që merreshin me trafikun e drogës nga Shqipëria.

Gjatë hetimeve janë arrestuar 4 persona si dhe janë sekuestruar 800 kg marijuanë e cila ka mbërritur në brigjet e Pulias nga Shqipëria.

Në orët në vazhdim priten detaje të reja lidhur dhe këtë operacion.