Itali, biznesmeni shqiptar nget si i tërbuar makinën luksoze, policia ia sekuestron

30.12.2016 19:19:50

Një biznesmen shqiptar në Itali është nën hetim në gjendje të lirë, për drejtimi të automjetit në gjendje të dehur dhe pa patentë.

Bëhet fjalë për një 46-vjeçar shqiptar, sipërmarrës ndërtimi, i cili gjatë natës, lëvizte me shpejtësi të madhe me një makinë tip “Porsche Cayenne” në qendër të Kuneos.

Pasi u ndalua nga efektivë të policisë, biznesmenit iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi se ai kishte konsumuar alkool mbi masën e lejuar. Gjithashtu, nuk kishte patentë me vete.

Efektivët e policisë i sekuestruan makinën 46-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.