Itali, fëmijët e parë të 2017-s janë shqiptarë

01.01.2017 17:25:40

Mediat italiane shkruajnë se fëmijët e parë të vitit 2017 janë nga emigrantë shqiptarë.

Fëmija e parë e lindur në vitin 2017 në qytetin e Pratos quhet Rajan dhe është djali i një çifti emigrantësh shqiptarë që jetojnë në këtë qytet. Rajan erdhi në jetë nga një lindje natyrale e peshon 3 kg e 600 gramë.

Gjithashtu edhe në qytetin e Torinos fëmija e parë i lindur  këtë vit të ri quhet Alessandro dhe është djali i një emigranti shqiptar i martuar me një shtetase italiane.

Alessandro lindi me një operacion cezarian e peshon 2 kg e 100 gramë.

Kjo është hera e parë që ndodh diçka kaq e bukur në komunitetin shqiptar në Itali, që i kalon shifrat 500.000.