Itali, Policia në alarm, shërbimet sekrete zbuluan në facebook kërcënimin serioz

20.07.2019 10:49:14

Policia e kryeqytetit Italian kaloi në gjendje gadishmërie të lartë dje në mbrëmje pas një informacioni nga shërbimet sekrete se një i ri, identiteti dhe origjina e të cilit nuk bëhen të ditura, kishte lëshuar në adresën e tij në Facebook tekstin, “nesër do të shkoj në parajsë”.

Policia vendosi të mos zbulojë detajet personale dhe imazhin e të riut të dyshuar, për të kryer hetime të mëtejshme. Sipas disa indikacione nga shërbimet sekrete, është e mundur që i riu të jetë i përfshirë në grupet fondamentaliste.

Fotografia e të dyshuarit, që iu dërgua gjithë grupeve operacionale që veprojnë në Romë, tregon një të ri me mjekër që sheh drejt objektivit të aparatit fotografik. Vendi ku i riu ka dalë në fotografi duket të jetë “Pariser Platz” në Berlin, përpara Portës së Brandenburgut.

Fakti që i dyshuari ka postuar një fotografi të shkrepur në Berlin, ka ngritur dyshime të forta. Në 19 dhjetor 2016, një 25 vjeçar tunizian, Anis Amri, me një kamion në një nga tregjet e Krishtlindjeve në Charlottenburgut, vrau 12 vdekje persona dhe plagosi 56 të tjerë.

Arratisja e të riut nga Gjermania përfundoi në Itali. Amri u ndalua nga dy policë në natën e 23 dhjetorit në “Sesto San Giovanni” jashtë stacionit të trenit.