Itali, qeveria e Conte merr votëbesimin

05.06.2018 23:46:23

Qeveria e re në Itali e drejtuar nga kryeministri Conte ka marrë votëbesimin në Senat.  Ai arriti që të kalonte provën në Senat me 171 vota pro, 117 kundër dhe 25 abstenim.

“Ne duhet të ofrojmë përgjigje konkrete për qytetarët. Ndihem shumë përgjegjës për këtë pozicion dhe falënderoj ata që kanë qenë në gjendje të heqin dorë nga ambiciet personale për një projekt më të gjerë”, tha ai.

Zgjedhja e tij si kryeministër erdhi pas marrëveshjes për krijimin e qeverisë të dy forcave politike “Lega” dhe “Lëvizja 5 Yjet”.