Itali, shkatërrohet banda e trafikut të drogës, 6 shqiptarë në pranga

17.09.2018 10:02:35

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës. Mësohet se në pranga kanë rënë 11 persona, mes të cilëve 6 janë shqiptarë.

Sipas mediave italiane, i arrestuar është dhe një anëtar i mafies siciliane Sacra Corona Unita

Banda vepronte kryesisht në Gallipoli ku trafikonte sasi të mëdha kokaine. Emrat e te arrestuarve nuk janë bërë të ditur.