Itali-Shqipëri, ndeshje më 10 gusht

04.08.2016 15:49:34
Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21 do të luajë më 10 gusht një miqësore kundër Italisë në San Benedeto të Trontos
Nëse trajneri Redi Jupi nuk ka bërë ende publike zgjedhjet e tij për këtë sfidë ku pritet të bëjë shumë eksperimente, homologu i tij, Luigi Di Biagio ka publikuar listën me 23 lojtarë, në të cilën bie në sy prania e disa emrave shumë të njohur.

Gardiani i Italisë U-21 do të jetë ai që cilësohet si e ardhmja e portës italiane, Gianluigi Donnaruma i Milanit. Përpara tij do të rreshtohen lojtarë të cilët kanë regjistruar herë pas here praninë në Serinë A si Barreka i Torinos apo Murru i Cagliarit.

Në mesfushë, titullarë pritet të jenë Danilo Cataldi i Lacios si dhe Valerio Verre i Pescarës, një lojtar të cilin po e ndjekin me interes shumë klube të njohura.

Ndërkohë, sulmi do të udhëhiqet nga Domenico Berardi i Sassuolos, lojtar i cili ka gjetur deri tani 49 herë rrugën e rrjetës në futbollin profesionist dhe që cilësohet si një nga sulmuesit më premtues italianë në qarkullim.