Itali, shqiptari vdes në aksident, e fejuara e tij po lufton për jetën

01.07.2017 15:08:15

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Ngjarja ka ndodhur gjatë mëngjesit në autostradën Napoli-Canosa, në Itali.

Sipas mediave italiane, 28-vjeçari po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, një shtetase amerikane 22-vjeçare.

Ndërkohë policia vendase ka deklaruar se përplasja e fortë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth 04:45 minuta.

“Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesët metalike mbrojtëse buzë rrugës”, kanë njoftuar nga policia italiane, shkruan shekulli.