Italia bindet për të kuruar ushtarakët shqiptarë që marrin pjesë në operacionet paqeruajtëse

21.11.2019 21:24:19

Shqipëria është tashmë një realitet me pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse. Por, rreziku për jetën e tyrë është përherë prezent. Ndaj ka lindur nevoja për gjetjen e një partneri për kurimin e ushtarakëve shqiptarë.

Pas shumë tentativave, Italia është ofruar në këtë mision për palën shqiptare. Marrëveshja është firmosur mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

Pas modernizimit, misioneve ndërkombëtare dhe stërvitjeve, tashmë mes dy vendeve do të ketë një bashkëpunim edhe në fushën e shëndetësisë ushtarake.

Këtë të enjte është firmosur në Romë protokollin e bashkëpunimit mjekësor-ushtarak mes Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Ushtarak “Celio”. Ky protokoll do të ndikojë në përmirësimin e procedurave mjekësore për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e efektivëve brenda vendit si dhe në operacionet ndërkombëtare.