Italia mban zi sot për viktimat e tërmetit

27.08.2016 09:31:10

Pas tërmetit që morri jetën e afro 300 personave në Italinë Qendrore, vendi sot është në ditë zie kombëtare.

Sot po ashtu do të jetë edhe ceremonia mortore për disa nga viktimat.

Gjatë natës së mbrëmshme është raportuar edhe për lëkundje të reja në Italinë Qendrore.

Numri i të vdekurve deri më tani ka arritur në 283 persona, përderisa shumë të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.