Italia në alarm nga ISIS-i: Shqipëria, rrezik terrorizimi

07.01.2017 18:14:02

Fenomeni i përhapjes së terrorizimit në Europë, pa dyshim që ka shqetësuar edhe autoritetet e shërbimeve të inteligjencës italiane. Në nj shkrim të publikuar në gazetën prestigjioz “La Repubblica.it”, vjen alarmi se ekziston një rrezik terrorizimi nga Shqipëria.

Me titull “Terrorizmi, flamujt e ISIS në fshatrat shqiptare, “Shqipëria, një fuçi baruti për Puglian”, duke iu referuar Departamentit të Antiterrorizmit të Barit, jep informacionin se shqiptarë të radikalizuar në vendin e tyre kanë jetuar e jetojnë në rajonin e Puglias.

“Djemtë nga fshatrat Leshnicë, Zagorçan e Rremen, janë ata që sot bëjnë Eurpën të dridhet shkruan “La Repubblica”. Më i rrezikshmi nga ata  qe Almir Daci, me origjinë nga Leshnica, ku drejtonte xhaminë e cila ka radikalizuar qindra persona. Almir Daci thuhet se ka vdekur në marsin e shkuar në Siri”.

Artikulli i plotë i “La Repubblica”

Është nga deti Adriatik që vijnë sot alarmet kryesore për terrorizmin në Itali dhe Puglia është fronti më i rrezikuar. Dhe kjo nuk ka të bëjë me fluksin e emigrantëve. Alarmi nuk ka lidhje me grupet e dëshpëruara të refugjatëve që i drejtohen brigjeve të Salentos, as mijëra personave që kërkojnë azil apo që presin për leje qëndrimi… Alarmi vjen nga Shqipëria, ku shërbimet italiane të inteligjencës, njësoj si ata të pjesës më të madhe të shteteve perëndimore kanë lëshuar alarmin për radikalizim në disa fshatra dhe në veçanti në ato në kufi me Kosovën, që prej kohësh tashmë valëvisin flamurin e zi të ISIS.

“Po kthehet në një fuçi me barut”, shprehet një burim i kualifikuar investigues italian, ndërsa vijon: “Dhe në këtë sens, Italia kthehet në një vend të ekspozuar, në veçanti Puglia”. Kjo për shkak të pozicionit gjeografik, për shkak të prezencës së komuniteteve shumë të radikalizuara dhe për shkak të lidhjeve mes krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Rasti i Shqipërisë

Që nga krijimi i të ashtuquajturit Shtetit Islamik, një numër i konsiderueshëm luftëtarësh të huaj është nisur nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi të gjitha nga Shqipëria. Përllogariten të jetë të paktën 1 mijë të tillë. Megjithatë, përgjatë 12 muajve të fundit, fluksi është ulur në mënyrë të ndjeshme. Humbja e terrenit në Siri e ka detyruar ISIS që të bllokojë rrugët për këdo që dëshiron t’i bashkohet, duke e spostuar kështu qëllimisht konfliktin në Perëndim.

Jo pa qëllim inteligjenca europiane vëren se ka një radikalizim gjithnjë e më të madh përgjatë këtyre muajve të fundit. Një alarm që në një farë mënyre, autoritetet shqiptare po përpiqen për ta përballur.

Nëntë persona u dënuan për rekrutim dhe ka përpjekje për të kontrolluar xhamitë, ndonëse 89 të tilla rezultojnë totalisht jashtë kontrolli. Shërbimet shqiptare kanë sinjalizuar si “tepër të rrezikshëm” dhjetëra imamë, dy prej të cilëve janë në burg. Më u rrezikshmi prej tyre, Almir Daci, u tha se kishte vdekur Prillin e shkuar në Siri. Është pikërisht ai, i cili nga Leshnica në juglindje të Shqipërisë ku drejtonte një xhami, ka radikalizuar më qindra burra. Djemtë e Leshnicës, Zagoricanit dhe Rremenit janë ata që sot i fusin të dridhurat Europës.

Rrjeti në Puglia

Nuk bëhet fjalë për qytetet dosido. Në Itali jetojnë prej kohësh në komunitetet e origjinës të asaj zone. Në veçanti në Puglia, të përqendruar në Salento dhe në një komunë të provincës bareze. Një djalë i këtyre zonave, Ervis Alinj, ishte transferuar që kur ishte i vogël në Puglia, për t’u rikthyer më pas në shtëpi tek prindërit e tij në Shqipëri. Këtu u radikalizua dhe më pak se dy vjet më parë u vra, teksa luftonte në Siri. Nga juglindja e Shqipërisë vijnë eksponentë të lidhur edhe me krimin e organizuar puljez, që jetojnë prej kohësh në Bari dhe janë aktivë në veçanti në trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve.

Faktor ky që e bën potencialisht edhe më të rrezikshme situatën, sepse kjo krijon lidhje mes krimit të organizuar me atë terrorist. Jo më kot, hetuesit po punojnë prej kohësh me celulën shqiptare në Bari. Pas masakrës së Nisës u hap një dosje, por gjithçka ndalet këtu. Nuk ka një pistë reale investiguese, bëhet fjalë më shumë për një sugjerim. Chokri Chaffroud, bashkëpunëtori i Mohamed Bouhlel, strategu i sulmit në Nice kishte jetuar prej vitesh në Gravina, ku jeton një prej komuniteteve më të rëndësishme shqiptare, të përfshirë në shumë aktivitete kriminale. Ishin pikërisht shqiptarë, dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë të Bouhlel, të arrestuar pas sulmit, me akuzën se i kishin dhënë ndihmë logjistike për të kryer atentatin.

Parandalimi

Duke qenë se rreziku është i qartë, në këto muaj po merren të gjitha masat. Prokuroria, Antimafia dhe Antiterrorizmi gjatë verës nënshkruan një protokoll me kolegët serbë për shkëmbim të informacioneve. Në këtë sens, porti i Barit, i konsideruar si portë hyrëse është i gatshëm për të ofruar një mbështetje thelbësore. Ka një sistem kompjuterik të regjistrimit të pasagjerëve që lejon verifikimin nga forcat e policisë në kohë reale, se kush ka udhëtuar, kur dhe mbi të gjitha nga kush ka qenë i shoqëruar.

Pikërisht falë këtij programi unik në Itali u bë i mundur evidentimi i Ahmed Dhamani, një nga mbështetësit e Salah Abdeslam, terroristi që ndërmori sulmet e 13 Nëntorit të 2015 –ës në Paris. Askush nuk e dinte emrin e tij, por autoritetet në Bari zbuluan që dyshja kishte udhëtuar nga Bari në Patrasso, më 1 dhe më 5 Gusht, në atë udhëtim ku me shumë mundësi u organizua edhe masakra