Italia në emergjencë/ 148 viktima nga koronavirusi dhe 3300 të infektuar
05.03.2020 22:10:50
Rëndohet bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, duke shkuar në 148. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane duke cituar shefin e emergjencave civile, Angelo Borrelli.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 41 persona. Po ashtu edhe numri i të prekurve është rritur duke shkuar në 3 296 në të gjithë Italinë, ndërsa të shëruar janë 414